Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj është ndalur për të inspektuar akset rrugore në jug të vendit. Pas inspektimit të Qafës së Muzinës Dervishaj u shpreh se për shkak të mirëmbajtjes optimale nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve.
Dervishaj: Ajo që kam parë nga Tirana në Qafë Muzinë konstatoj me kënaqësi se rruga është e hapur. Ka pasur një problematikë të raportuar edhe gjatë ditës për shkak të reshjeve në qarkun e Gjirokastrës dhe praktikisht në një nga pikat e tij më delikate apo më të nxehta që është Qafë Muzina. Por ajo që shikojmë në terren është një mirëmbajtje optimale e rrugës. Masat janë marrë të gjitha.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dervishaj-ne-qafe-muzine-nuk-ka-probleme-ne-qarkullim/