Ora News - Kulla: Shqipëri, Kosovë asnjë negocim me Serbinë pa liruar Haradinajn

2017-03-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Klasa politike në Shqipëri dhe në Kosovë nuk duhet të bëjë asnjë negocim me Serbinë derisa kjo e fundit të lirojë Haradinajn dhe të heqë të gjitha urdhër arrestet. Kështu ka deklaruar analisti Ilir Kulla në studion e lajmeve të Ora News.
Kulla argumentoi se arrestimi i Hardinajt është një absurd politik dhe juridik që nga ana e Serbisë kërkohet konflikt në Ballkan.
Kulla: Është edhe politik edhe juridik. Është politik sepse kemi të bëjmë me një personalitet politik, ish-kryeministrin e Kosovës, kryetarin e një partie dhe njeriun më të përfolur nga pikëpamja e të hetuarve nga Gjykata e Hagës, i cili është vetëdorëzuar për ti gjykuar për këto akuza dhe ka dalë dy herë i pafajshëm.
Franca si shtet anëtar me të drejta të plotë të KS të OKB ka votuar në krijimin e kësaj gjykate speciale për ish-Jugosllavinë, në rastin konkret ku është përfshirë edhe Kosova. Është shteti që ka njohur Kosovën si të pavarur dhe ka marrëdhënie diplomatike. Absurde është fakti se pavarësisht se e njeh Kosovën dhe pavarësisht se e njeh këtë historik politiko-juridik të Haradinajt Franca e ndalon Haradinajn me një urdhër arresti të Serbisë kur dihet mirë që Serbia nuk ka më juridiksion mbi Kosovën, pra është një juridiksion i pretenduar nga ana e Serbisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kulla-shqiperia-dhe-kosova-asnje-negocim-me-serbine-pa-liruar-haradinajn/

Free Traffic Exchange