stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronike me e zgjeruar: http://tvklan.al/stop-emisioni-93-sezoni-2/
Shqipëria nuk është shquar ndonjëherë për pistë skish, por vetëm 5 kilometra larg fshatit Dardhë ka një të tillë, ku të jepet mundësia për ta ushtruar këtë sport.
Në Shqipëri ka një federatë të skive, edhe pse në shumicën e rasteve janë inekzistente. Ditën e mërkurë, më 11 Janar, kjo federatë duhet të zgjedhë presidentin e saj. Tre kandidatët në garë janë Shkëlqim Mema, Marina Tasho dhe Luan Basha.
Por duket se në këto zgjedhje ka manipulime.
Emisioni ?STOP? tregon me argumente dhe dokumentacion, sesi ky konkurim plaftormash po manipulohet. Shoqata e Voskopojës e këtij sporti, në vend të plotësimit të formularit me 2 emra, një për president dhe një për sekretar, e ka dorëzuar bosh këtë dokument.
Thoma Tasho, kryetar i Shoqatës së Skive në qytetin e Korçës na tregon në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes së presidentit dhe anëtarit të kryesisë.
Sa shoqata ka Shqipëria përsa i përket skive?
Në Shqipëri numërohen gjithsej 12 shoqata.
President kush është?
President kemi Shkëlqim Memën, i cili nuk ka qenë sportist, nuk e njeh rëndësinë që ka sportisti. Këtë vit ka një rivalitet sepse janë tre veta që konkurojnë.
Struktura si përzgjidhet presidenti, si funksionon?
Vjen një formular që ne duhet ta plotësojmë. Çdo shoqatë ka dy të drejta për president, pra të vendosë një emër të propozuar nga kjo shoqatë dhe një emër për anëtar kryesie, domethënë ka dy vende bosh. Pasi plotësohet formulari, më pas shkon në federatë. Atje hapen formularët dhe lexohen emrat e propozuar.
Të tre kandidatët që janë në garë kanë nga një platformë të tyren nëse zgjidhen në krye të Federatës së Skive.
Platforma e Shkëlqim Memës, president aktual i federatës:
Kur bëhet fjalë për platformën ose se çfarë duhet të bëjmë në vitet e ardhshme, jo vetëm mendimi im, por i të gjithë kolegëve që jemi të afruar për të këtë mision, për të zhvilluar skitë në Shqipëri, ne kemi në vlerësimin tonë, rritjen e cilësisë së skive dhe ajo që është reale tek ne, njerëzit janë larg niveleve të asaj që ndodh rrotull, të mos flasim për vendet e zhvilluara të Europës.
Platforma e Marina Tashos:
Platforma ime është që së pari të ndërtojmë një skuadër pune, që t?i përkushtohet këtij sporti. Si fillim do të fillojmë me specializimin e kuadrove, të cilët do të bëjnë të mundur zhvillimin e sportit të skive. Më pas në bashkëpunim me Ministrinë do të mundohemi që në të gjitha qytetet që bie dëborë ne të fusim program stërvitor për ski. Duke qenë se si familje ne gëzojmë një bashkëpumin shumë të madh me Kushevel, një nga shkollat më të mëdha në botë, do të mundohemi që t?i pajisim të gjithë këto shkolla me bazë materiale. Gjithashtu të ndërtojmë edhe shkollën e skive nga ku të prodhohen specialistë për ski dhe jo vetëm amatorë.
Platforma e Luan Bashës:
Ne indicien e kemi marrë nga një pjesë e shoqatave,...