Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur gjykimin për 30-vjeçarit Davit Qosja, i akuzuar për vrasjen 4 muaj më parë të efektivit të policisë Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës.
Prokurori Blerim Tominaj lexoi para gjykatës kërkesën për gjykimin e të pandehurit duke renditur faktet sipas të cilave organi i akuzës ka krijuar bindjen se 30 vjeçari e ka kryer me dëshirë vrasjen e policit Kodra dhe veç kësaj ka tentuar të vrasë dhe 2 efektivë të tjerë, të cilët i kanë mbetur të plagosur.
Sipas prokurorit ekspertiza psikike e ka nxjerre të pandehurin normal për krimin e kryer . Vetë Qosja nuk bëri asnjë deklarim para gjykatës ndërsa avokatja e tij kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, kërkesë kjo e cila nuk u mor parasysh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekspertiza-e-nxjerr-normal-david-qosen-para-gjykates-per-vrasjen-e-policit/