Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte në Klos të qarkut të Dibrës, një nga zonat më të prekura nga moti i acartë i ditëve të fundit. Tahiri pa nga afër ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë në kushtet e të ftohtit polar.
Tahiri: Po i gjendemi familjeve në nevojë me bazën minimale për ushqime dhe veshmbathje në mënyrë që gjithë ata që kanë probleme me kushtet e jetesës për shkak të motit të mos gjenden vetëm dhe të mos kenë probleme me shëndetin.
Emergjencat Civile në bashkëpunim me Forcat e Armatosura kanë nisur shpërndarjen e ndihmave me helikopter në zonat e izoluara nga bora dhe ngricat.
Në përgjigje të kërkesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, helikopterët e Forcës Ajrore kanë kryer disa fluturime për shpërndarjen e ndihmave në zonat e izoluara.
Një helikopter ?Cougar? i Forcës Ajrore ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore dhe batanije për banorët e fshatrave Arrën dhe Kalis në Kukës.
Ndihmat e shpërndara për banorët e këtyre fshatrave të izoluar prej disa ditësh janë siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/izolimi-nga-debora-helikopteri-i-cougar-shperndan-pako-me-ushqime/