Nue Kalaj, personi i akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe qeverisë "Berisha", nuk është paraqitur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor.
Taulant Balla, kryetar i këtij komisioni, i kërkon policisë ta sjellë forcërisht Nue Kalajn.
Sipas Ballës, Kalaj ka kryer transaksione dhe tërheqje të dyshimta si shpërblim për këtë privatizim. Sipas kryetarit të komisionit, deputetit socialist Taulant Balla, hetimet kanë zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka marrë nga CEZ transferta bankare në miliona euro.