Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta, bashkitë në Fier dhe Berat kanë krijuar ambiente të posaçme për të strehuar personat e pastrehë. Kapacitetet arrijnë deri në 400 shtretër, ndërkohë që ofrohen dhe të tre vaktet falas.
Temperaturat e ulta të ditëve të fundit kanë detyruar bashkinë e Fierit të vërë në dispozicion të të pastrehëve konviktin e shkollës së mesme rajonale bujqësore ?Rakip Kryeziu? .
Sipas kreut të Emergjencave Civile në bashkinë Fier, Arben Dimo, konvikti ka 400 shtretër dhe çdo personi do i ofrohet falas edhe tre vakte ushqim.
Edhe në Berat, bashkia ka përgatitur dy ambiente për personat e pastrehë, për këto ditë të acarta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ditet-e-acarta-ne-fier-dhe-berat-gati-ambientet-per-te-pastrehet/