IRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë (10 Janar), Zyrën Operacionale të Emergjencave Civile për të diskutuar mbi situatën më të fundit të motit dhe atë të gjendjes gripale në vend. Disa ministra raportuan situatën më të fundit përballë kreut të qeverisë.
Sa i përket situatës me gripin në vend, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se situata me gripin vijon të jetë e rënduar në vend, por ka një tendencë ndaljeje pas masave të marra. Beqaj tha se po vijon vaksinimi. Beqaj tha se shkaku i mbylljes së shkollave u bë për shkak se gripi përhapet nga grumbullimet.