Ahmeti: Do bisedoj me Gruevskin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, nuk i eshte përgjigjur direkt akuzave te ish-partnerit te tij ne qeverisjes Nikolla Gruevski, por ka thënë se bisedimet per qeverinë e re do t?i zhvilloje me partine fituese, duke lene gjithçka te hapur. Te hënën, Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, tërhoqi vëmendjen se nëse BDI nuk respekton parimin e fituesit, as partia e tij nuk do të respektojë të njëjtin parim në zgjedhjet e ardhshme. Ne anën tjetër, dy partitë e tjera shqiptare qe jane renditur pas BDI-se ne zgjedhje per sa i përket mandateve, Lëvizja Besa dhe Aleanca per shqiptaret, kane deklaruar serish se nuk do te hyjnë ne nje koalicion me persona te dyshuar nga prokuroria speciale, duke nënkuptuar ketu Gruevskin. Kreu i VMRO-DPMNE mori te henen mandatin per formimin e qeverise nga presidenti Ivanov dhe ne baze te Kushtetutës ka 20 dite afat per te gjetur nje marrëveshje me forcat shqiptare, pasi ne te kundërt mandati i kalon forcës se dyte qe është LSDM-ja e Zoran Zaev.

Free Traffic Exchange