Spitalet rajonale në gatishmëri për gripin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë qarkun e Shkodrës, kanë sjellë trefishim të pacientëve ne repartin e kardiologjisë ne spitalin rajonal te Shkodrës. Sipas shefit të këtij reparti, Edi Smajlaj, temperaturat tejet te ulëta si dhe virozat, kane ndikuar ne agravimin e shëndetit te personave, te cilët vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Sipas Smajlaj, këta persona nuk duhet te ekspozohen ne temperatura tejet te ulëta dhe te evitojnë grumbullimet, pasi mund te preken nga situata gripale. Aktualisht, reparti i kardiologjisë është plot me paciente, te cilët kryejnë vizita ditore, por ka dhe nje numër te larte shtrimesh. Ndërsa vizitat kryhen dhe ne qendrat ambulatore, si dhe pranë mjekut te familjes.Spitalet rajonale në rrethe kanë marrë masa për t?iu përgjigjur çdo rasti të rëndë që mund t?u paraqitet nga virusi i gripit dhe i ftohti. Edhe pse gjatë ditëve të para në Korçë numri i atyre që kanë marrë ndihmë mjekësore arrin në 1000, fillimi i javës ka shënuar një ulje të ndjeshme në urgjencë. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ata pacientë që i drejtohen sanatoriumit, per të cilën drejtoresha e spitalit rajonal Korçë, Edlira Bode, tha se ka vetëm një rast në gjendje të rëndë. Ndërsa në pavionin e ortopedisë, deri tani janë regjistruar 8 raste me fraktura. Ku vetëm njëri është dërguar në Tiranë, për mjekim të specializuar. E njëjta situatë paraqitet edhe në Pogradec, Erseke dhe DevollDibra është një tjetër qark që ka shënuar një fluks të madh që janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë, për të marrë shërbim mjekësor, pjesa më e madhe fëmijë. Lek Lepuri 70-vjeç është një një nga pacientët e shtruar prej 5 ditësh në pavionin e patologjisë në Burrel, me simptomat e gripit. Në 8 ditët e para të Janarit, numri i personave të paraqitur në spitalet e qarkut Dibër, ka shkuar në afërsisht 1000. Ndërsa sa i takon frakturave si pasojë e rrëshqitjes në akull, në spitalin e Peshkopisë ka patur 7 raste, në atë të Bulqizës 3 dhe në të Burrelit 7.

Free Traffic Exchange