Veliaj: UKT do riparojë sahatet e dëmtuar nga ngrica - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimet e Bashkisë Tiranë nuk përqendrohen vetëm në qendër, por kujdes po tregohet edhe ndaj periferisë. Kryebashkiaku Veliaj, tha se ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në zonën Allias-Bregu i Lumit, do të përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve. Por nisur nga situata e krijuar nga moti i vështirë, ai garantoi se të gjithë matësit e ujit të dëmtuar nga ngricat, do të zëvendësohen nga vetë UKT, pa asnjë kosto. ?Tirana nuk ka pasur kohë të tillë të ftohtë që nga viti 1985, çka do të thotë se ngrirja e tubacioneve dhe shpërthimet që kemi pasur në sahate është një situatë e paprecedentë. Kam lënë porosi si aksioner kryesor i UKT, që ndërmarrja të përballojë me shpenzimet e saj zëvendësimin e të gjithë sahatëve në qytetin e Tiranës, që asnjë prej banorëve të mos impaktohet në xhepin e vet dhe financat e familjes për kushte të natyrës. Kjo do të jetë diçka që do të kompensohet nga xhirot dhe të ardhurat e ndërmarrjes, çdo qytetar duhet të jetë i qetë për këtë çështje.?Por, me kalimin e kësaj situate të vështirë klimaterike, kryebashkiaku theksoi se do të nisë dhe zgjidhja e problemeve të trashëguara në Tiranë.?Me sistemin e ri të administratorëve do të shfrytëzojmë stinën e ngrohtë të pranverës, verës dhe vjeshtës, për të veshur tubacionet brenda pallatit, sistemimin e kabinave ku janë sahatët, për të mësuar ndoshta edhe nga qytete të tjera, të cilat kanë eksperiencë me motin e ftohtë dhe sigurohen që edhe investimet i bëjnë në këtë formë. Sigurisht që, të gjithë pallatet e reja i kanë këto kritere dhe do i kenë këto kritere në Bashkinë e Tiranës, por për ato që tashmë janë ndërtuar, do të përdorim rrjetin e administratorëve për këto investime të vogla që na shpëtojnë nga situata të tilla.?Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, ka vënë në në gatishmëri 20 grupe pune për të zgjidhur çdo problematikë që ndodhin nga i ftohti.