Rama mbledh shtabin e emergjencave - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama ka mbledhur shtabin e emergjencave ne zyrën operacionale, ku është njohur me masat për t?i bere balle situatës se krijuar nga moti i keq dhe ngricat. Shefi i qeverisë u ka kërkuar ministrave angazhim maksimal, per t?u ardhur ne ndihme banoreve ne zonat e izoluara. Rama e vuri theksin tek domosdoshmëria e përdorimit te zinxhirëve ne akset kombëtare. Të njëjtin apel e bëri edhe Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, i cili i kërkoi policisë, te mos lejoje asnjë drejtues mjeti te lëvizë pa zinxhirë, ne zonat e rrezikshme. Ndërkohë, shefi i qeverisë dhe Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, pranuan problemet e furnizimin me energji eklektike në zonat e thella malore. Ndërsa Ministri i Bujqësisë Panariti, ngriti shqetësimin per rrezikun e përmbytjeve, pas rritjes se temperaturave dhe shkrirjes se bores. Ndërkohe situata vijon te jete problematike veçanërisht ne zonat e thella te vendit. Te gjitha akset kombëtare janë te kalueshme dhe ne disa segmente nevojitet përdorimi i zinxhirëve.

Free Traffic Exchange