Arrestohen grabitësit e karburanteve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-27 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Goditet grupi kriminal qe grabiste me maska dhe arme pikat e karburantit. Komisariati i policisë se Shijakut ka mundur te zbardhe grabitjen e dy pikave, si dhe te arrestoje dy autoret Klajdi Pupa dhe Florian Thana, përkatësisht 20 dhe 19 vjeç. Ndërkohe vijojnë kërkimet per bashkëpunëtorin e trete, i cili është shpallur ne kërkim. Grupi kishte mundur te realizonte grabitjen e dy karburanteve ne autostradën Tirane-Durrës, brenda pak minutash. Autoret rrëmbyen xhiron ditore, duke kërcënuar me arme rojet. Te rinjtë dyshohen edhe per nje grabitje tjetër karburanti te ndodhur afro nje muaj me pare. Specialistet e krimeve te renda, kane arritur te zbardhin dhe dokumentojnë ngjarjen fale edhe pamjeve te marra nga kamerat e sigurisë, te cilat kane ndihmuar per te hedhur me shume drite mbi aktivitetin kriminal. Policia ka sekuestruar edhe makinën me te cilën kane lëvizur autoret.

Free Traffic Exchange