Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;
Te ftuar: Shemsi Premci, Petrit Zorba, Tanja Porja, Vasil Premci, Tedi Blushi, Petrit Gjecaj, Alfred Olli
?Territori shqiptar do ta ndjej rritjen e temperaturave mesditën e së mërkurës?, kështu ka deklaruar sinoptikania e meteoalb Tanja Porja e ftuar në panelin e emisionit Opinion. Sipas saj ky i ftohtë me temperatura deri në -60gradë vjen nga zonat polare drejt Evropës juglindore e me pas deri poshtë në Ballkan. ?Ajri i ftohtë polar ka ardhur direkt, drejtpërdrejtë nga zonat polare drejt Ballkanit. Këto masa ajrore kanë ardhur për tre, katër ditë drejtë vendit tonë. Në Shqipëri do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave të mërkurën, por rritja që do të ndihet ndjeshëm do të jetë të premte dhe të shtunë. Kryesisht veriu dhe verilindja do të mbeten me -7grade?, është shprehur Porja.
Petrit Zorba, Instituti i Gjeo-Shkencës, ka theksuar në emisionin Opinion në TV Klan, se përgjatë këtyre viteve të fundit Shqipëria nuk ka kaluar një dimër të gjatë, por copëza dimri. Zorbaj tha se ky problem duhet parë edhe nga një këndvështrim psikologjik. Pasi, sipas tij, njeriu mban mend vitet e fundit, në ecurinë e këtyre viteve të gjithë njerëzit e dinë se këto vite kanë qenë me temperatura të larta dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj nuk ka pasur temperatura kaq të ulëta. Mirëpo, ai theksoi, se në momentin që krijohet një situatë si e këtyre ditëve, krijohet një përshtypje e një dukurie vërtetë ekstreme e temperaturave dhe perceptohet si dukuri e rrallë. Profesor Zorba është ndalur edhe në temperaturat pëgjatë dy ditëve në Tiranë, ndërsa ka theksuar se temperaturat kanë kapur -9 dhe -6.5 gradë C. ?Në vijim të kësaj që po thoja, dimri, kishte një kohëzgjatje më të madhe për dy ose tre muaj, ndërsa ditëve të sotme, kohëzgjatja është e copëtuar. Pra ne kemi copëza dimri vitet e fundit?, theksoi ai.
Petrit Gjecaj, banor i Thethit, ka theksuar në emisionin Opinion, se përgjatë këtyre dy viteve të fundit, kishim harruar se ka dimër. Gjecaj tha se kishte kohë që nuk kishte parë reshje të tilla bore dhe për më tepër temperatura kaq të ulëta si të këtyre ditëve që kanë përfshirë vendin anekënd dhe sidomos zonën e Thethit. Ai, kishte filmuar edhe momentin e parë të reshjeve të borës në Theth, ndërsa bëri me dije, se në kohën kur filloi të binte borë, u largua për të mos u kthyer më aty, të paktën deri në një moment të dytë. Gjecaj tregoi se këto reshje bore, video më poshtë, janë regjistruar në dalje të Thethit. ?Kjo është një borë e sapo rënë dhe në të tillë formë ajo nuk të pengon. P.sh, të nesërmen nuk ka Zot që e kalon më, pasi ajo ngrin e gjitha. Por në momentin që ajo është duke rënë, bora është shumë e butë, si pluhur dhe mund të kapërcehet kollaj?, tregoi ai.
Shemsi Prençi, drejtor i Emergjencave Civile, ka theksuar se jo të gjitha akset nacionale rrugore janë të hapura, pasi dy prej tyre ende janë të bllokuara. Premçi tha se nuk mund të deklaroi se akset nacional...