Ora News – Rreth 1800 punonjës të OSHEE-së do të dëmshpërblehen

2017-02-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 1800 punonjës të OSHEE-së që kanë qenë në gatishmëri për riparimin e defekteve nga moti i keq do të dëmshpërblehen. Deklarata u bë nga Ministri i Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE­-se, pas inspektimit të nënstacionit të Rexhepajve në Kukes, rajoni më i prekur nga temperaturat e ulëta dhe numri i defekteve.
Damian Gjiknuri: Operatori i Shpërndarjes ka parashikuar një shpërblim ekstra për të gjithë punonëjsit që kanë qenë në gatishmëri. Janë 1800 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Ata do të marrin një shpërblim shtesë dhe realisht e meritojnë. Shqiptarët kanë pasur mundësi të shikojnë kushtet e vështira në të cilën përballen punonjësit.
Ardian Çela: Falenderojmë të gjithë punonjësit që garantuan furenizmin me energji që ishte një nga kushtet kryesore për të përballuar këtë situatë me këto temperature të ulëta. Investimet që kompnia ka bërë këto dy vite po japing rezultat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rreth-1800-punonjes-te-oshee-se-do-te-demshperblehen/