Ora News – Tahiri letër kreut të Interpol: Rishqyrtoni urdhër-arrestin për Haradinajn

2017-02-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është drejtuar me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock, duke i kërkuar rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhrit të arrestit ndërkombëtar për liderin e AAK-së, Ramuish Haradinaj.
Tahiri: Kam ndjekur me shqetësim të madh arrestimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, njëherazi dhe një nga udhëheqësit e luftës së Kosovës kundër genocidit serb, z. Ramush Haradinaj, në Paris në datë 4 janar 2017, në zbatim të një Urdhër Arresti të INTERPOL-it.
Tahiri thekson në letër, se zbatimi i këtij Urdhër Arresti, cenon parimet themelore të drejtësisë penale, si edhe të drejtat e njeriut.
Tahiri: Haradinaj, subjekt i këtij Urdhër Arresti është hetuar, gjykuar dhe gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi, me seli në Hagë, një autoritet gjyqësor ndërkombëtar i posaçëm që ka marrë një vendim për pafajësinë e tij, pas një procesi të gjatë e të drejtë, në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare të drejtësisë penale. Gjykimi dy herë për të njëjtën vepër penale është në kundërshtim të hapur me këto parime dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe, në këtë rast, një precedent që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
Ministri nënvizon se Urdhër Arresti ka gjithashtu probleme formale dhe proceduriale, duke renditur 3 prej tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-leter-kreut-te-interpol-rishqyrtoni-urdher-arrestin-per-haradinajn/

Free Traffic Exchange