Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke filluar nga muajt e parë të 2017-ës, do të ketë ndryshime për sa i përket lejeve të qëndrimit për emigrantët në Greqi. Deri tani leja e qëndrimit ishte në formë ?stiker? që ngjitej tek pasaporta e emigrantëve.
Tani ato do të zëvëndësohen nga ?Karta e Emigrantit?, që do jetë një kartë elektronike , të cilat përveç të dhënave personale, do të kenë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografia elektronik dhe shenjat e gishtërinjve të emigrantit.
Karta do jetë e pajisur me mikroçip ku do regjistrohen të gjitha këto të dhëna. Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre.
Me ?Karta e Emigrantit? do të pajisen të gjithë emigrantët që do të marrin leje të reja qëndrimi. Ndërsa Emigrantët që faktikisht disponojnë leje qëndrimi nuk do jetë e nevojshme t?i ndryshojnë ato, dhe do pajisen me kartën e emigrantit kur të bëjnë rinovimin e lejes së qëndrimit në Greqi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/greqi-ndryshojne-procedurat-per-leje-qendrimet-e-emigranteve/