Nga rruga në qendrën sociale - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej 30 vitesh, Gjergji 64-vjeçar mbijeton rrugëve të Tiranës dhe e vetmja ndihmë për të, kanë qenë banorët e Laprakës. Për të përballuar të ftohtin, ai është strehuar në qendrën sociale në këtë zonë, por mesazhi i tij është për ata të cilët gjithë këto vite e kanë ndihmuar. Si Gjergji është dhe kjo nënë. E detyruar të lërë shtëpinë e marrë me qera per shkak te kushteve ekonomike, tashmë ajo nuk ka me çfarë të mbajë vajzën e saj. Rreth 50 persona strehohen në qendrën sociale të hapur nga Bashkia e Tiranës në Laprakë. Pak ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës ngriti shtabin e emergjencave dhe një nga vendimet ishin strehimi i të gjithë të pastrehëve që rrezikojnë jetën nga ulja e temperaturave.

Free Traffic Exchange