Sollaku dorëzon padinë e Rroshit në gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare një vit pas miratimit te tij ligji i dekriminalizimit eshtre goditur ne Gjykatën Kushtetuese. Ankimimi është depozituar nga ish-kreu i Bashkisë se Kavajës Elvis Rroshi, i cili humbi mandatin per shkak te këtij ligji. Avokati i tij bashke me kërkesën per shfuqizimin e vendimit te qeverise per shkarkimin e Rroshit ka sqaruar se ka kërkuar edhe vlerësimin e kushtetutshmërisë se ligjit. Qe prej miratimit te tij, ligji i dekriminalizimit është rrethuar gjithnjë me debatin nese bie apo jo ndesh me Kushtetutën. Por ne rastin e Elvis Rroshit, ka dhe nje debat nese nje ish-kryetar bashkie legjitimohet apo jo per te kërkuar shfuqizimin e këtij ligji dhe ne kërkesën drejtuar gjykatës avokati argumenton: Kryetari i bashkisë është organ i përcaktuar nga kushtetuta dhe çështjet që përbëjnë objektin e kërkesës së tij në gjykatën kushtetuese, jo vetëm që cënojnë por shkatërrojnë të drejtat themlore të parashikuara në kushtetutë. Çe?shtja konkrete në gjykim lidhet drejte?perdrejt me te? drejtat dhe lirite? e parashikuara nga kushtetuta dhe me qe?llimet e veprimtarisë? kushtetuese të kryetarit të bashkisë. Mbetet per t?u pare nese ligji i dekriminalizimit do ta kaloje apo jo testin kushtetues.