Edhe pse epidemia e gripit vazhdon të jetë në pikun e saj, trendi i të prekurve është në rënie dhe numri i pacientëve me situatë të rënduar nga gripi është vetëm 3.
Kjo u konfirmua nga epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku.
Mbyllja e institucioneve arsmiore, sipas epidemiologut ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës të epidemisë së gripit.
Edhe pse trendi është në ulje dhe situate po njeh përmirëism, sërish nuk mungon thirrja për vaksinim, kryesisht fokusi është mbi grupet e riskut.