Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, së bashku me deputetët e qarkut Fier, Antoneta Dhima dhe Omer Mamo, përuruan sot mjediset e reja të Urgjencës pritëse në Spitalin Rajonal të Fierit.
Falë një investimi prej rreth 100 milionë lekësh u bë i mundur përmirësimi i Urgjencës pritëse, pjesë e Programit Kombëtar të reformimit të shërbimit të Urgjencës Mjekësore Kombëtare.
?Sot në spitalin Rajonal të Fierit, falë një pune shumë të mirë të bërë nga drejtuesit e spitalit vizituan ambientet e rikonstruktuara dhe të pajisura të shërbimit të Urgjencës. Janë rreth 100 milionë lekë që janë investuar për të përmirësuar pjesën e Urgjencës pritëse në spitalin Rajonal të Fierit, janë pjesë e programit tonë kombëtar të reformimit të shërbimit të Urgjencës Kombëtare, bashkë me Qendrën e Kontrollit dhe të Komandës në Tiranë, bashkë me më shumë flotë në territor, padyshim, duhet të jemi në gatishmëri për flukset pritëse në spitalet tona?, u shpreh Ministri Beqaj.