Report TV - Urdhëri i arrestit për Balilin, PD: Me Ramën, krimin e mbron qeveria

2017-02-26 0

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se po mbron krimin. Kreu i departamentit të sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj tha nga Selia Blu se Klement Balili ndonëse ka 9 muaj që ka një urdhër arrresti ndërkombëtar, ende nuk zbatohet pasi ka mbrojtje qeveritare.

?Me Edi Ramën, krimi ka mbrojtjen dhe mbështetjen qeveritare. Prej 9 muajsh ka një urdhër arresti ndërkombëtar për Klement Balilin që nuk është zbatuar ende. Klement Balili është ende i lirë dhe i pa shqetësuar nga Policia. Shteti i Edi Ramës godet të pambrojturit si Estrefin 22 vjeçar që vrau veten nga depresioni në burg pasi ishte arrestuar për 1 cigare hashash të dyshuar. Eskobari i Ballkanit nuk arrestohet sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe leviz i lirë.