TIRANE-Pas dy ish-deputetëve, edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka apeluar vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit, por duke shkuar edhe më larg. Në Gjykaten Kushtetuese ai ka kërkuar edhe shfuqizimin e disa neneve të ligjit të Dekriminalizimit, madje dhe ligjshmërinë e këtij ligji.
Avokati mbrojtës i Rroshit, Theodhori Sollaku dorëzoi këtë të hënë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën voluminoze, ku kërkoi krahas shfuqizimit të vendimit të ministrave të 29 dhjetorit që e shkarkonin nga detyra dhe shfuqizimin e vendimit të KQZ-së, edhe shfuqizimin e neneve 2, 4, 10 dhe 14 të ligjit të Dekriminalizimit.
Po ashtu gjykatës i kërkohet të shqyrtojë dhe kushtetutshmërinë e vetë ligjit të Dekriminalizimit.