Report TV - Favoret seksuale, Krimet e Rënda 2 vite burg për ish-gjyqtarin Çobo

2017-02-26 3

Dy vite burg i konvertuar në 18 muaj shërbim prove është dënimi i krimeve të rënda për gjyqtarin e Beratit Shyqyri Çobo me akuzën e korrupsionit pasiv.

Vetë Çobo i pranishëm gjatë seancës ku u shpall vendimi ndaj tij deklaroi para gjykatës se ai do t?i shkojë deri në fund kërkesës për pafajësi.

Por cili ishte qëndrimi i Çobos para se gjykata ta dënonte?
?Asnjëherë se kam takuar jashtë ambienteve të gjykatës shtetasen I.T., e cila më ka kallëzuar për ngacmim seksual, asnjëherë se kam prekur apo puthur dhe pse i kam patur disa herë mundësit, por kjo akuzë ndaj meje është një montim i personave që duan të më denigrojnë figurën time që prej 30 vitesh shërbej në sistemin e drejtësisë?, u shpreh ai.