Report TV - Vlorë, në det makina me targa amerikane dyshime për drogë

2017-02-26 3

Një ngjarje e jo e zakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm.

Një mjet Fuoristradë tip, 'Lexus infinite' me targa amerikane Washington DC DH 7863 është hedhur në det rreth 20-30 metra larg bregut, ndërsa dyshimet e para bien për një trafik të mundshëm droge.

Mjeti u gjet nga policia te "Plazhi i Vjetër" në orën 7:22 të mëngjesit. Shkaqet se si mund të ketë përfunduar mjeti në det mbeten ende mister.

Prej orëve të para të mëngjesit, policia kufitare dhe Delta Force u angazhuan për nxjerrjen në breg të detit të makinës. Në operacion u angazhuan dhe dy mjete lundruese dhe vetëm pas kësaj makina me targa Washington D.C të mund të nxirrej në tokë.
?
Aktualisht makina është dërguar në ambientet e komisariatit të Vlorës, për t?ju nënshtruar ekspertizës. Blutë e qytetit bregdetar kanë deklaruar se nuk është vërejtur të ketë ndonjë material të kundraligjshëm brenda fuoristradës.

Free Traffic Exchange