http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 22-vjeçar ka humbur jetën mesnatën e së hënës në aksin rrugor Divjakë-Këmishtaj, pasi makina me të cilën ai udhëtonte, humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese. Ngjarja ndodhi rreth orës 1:30, dhe viktimë mbeti Jovan Rrushi, 22 vjeç. Përplasja ka qenë fatale për te riun, i cili ka ndërruar jetë menjëherë. Sipas policisë, shpejtësia e madhe është bere shkak i aksidentit. Ndërkohë, mbrëmjen e të dielës një 32-vjeçar humbi jetën në unazën e qytetit të Elbasanit. Dy automjetet u përplasen kohe me koke si pasojë e akullit dhe shpejtësisë, e për pasoje, shoferi Dritan Kalemi gjeti vdekjen e menjëhershme.