A do lirohet Haradinaj të enjten? - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ramush Haradinaj të enjten pritet të dalë sërish para trupit gjykues francez, që javën që shkoi e ndaloi kreun e AAK-së në paraburgim, një ditë pasi u arrestua në Francë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.Kjo është bërë e ditur nga avokat i Haradinajt në Kosovë, Arianit Koci, raporton Gazeta Express. Ai tregoi edhe bindje se ish-komandat i Zonës së Dukagjinit, të enjten, do të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe dhënies së vendimit përfundimtar.Ndryshe, një Gjykatë e Apelit e la në paraburgim, të enjten që shkoi, ish-kryeministrin e Kosovës që u arrestua në aeroportin e Bazelit, shkaku i një urdhërarresti që Serbia e ka lëshuar vite më parë ndaj Haradinajt për gjoja krime lufte ndaj serbëve të uniformuar, por edhe civilë, që ndodheshin në Kosovë gjatë viteve 1998/99.E njëjta gjykatë i dha Serbisë afat kohor që të deponojë prova ndaj kreut të AAK-së.