Një aksident fatal ka ndodhur sot pas mesnate në Mërtish të Lushnjës, si pasojë e të cilit një shtetas ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orën 1:30, në aksin rrugor Divjakë- Këmishtaj. Shtetasi Jovan Rrushi, 22 vjeç, banues në fshatin Gungas, Divjakë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 567 NM, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin e një banese.
Përplasja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 22-vjeçarit.