Protesta për lirimin e Ramush Haradinajt janë zhvilluar këtë të dielë edhe përpara ambasadës franceze në Londër.
Dhjetëra shqiptarë me banim në Britaninë e Madhe i janë bashkuar këtij tubimi, ndërsa bënin thirrje ndryshme si ?Shqipëri etnike?, ?O Ramush o hero?, ?O Ramush o luftëtar t'i ke qenë një legjendar".
Një ditë më parë, protesta u zhvillua në qytetin francez, Colmar, ku edhe mbahet në arrest me burg ish-kreu i AAK-së, Haradinaj.