http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa i ftohti ka mbërthyer të gjithë vendin, të varfrit janë ata që e vuajnë më shumë, për shkak të pamundësisë për të siguruar ngrohje. Ky është 58-vjeçari Ymer Ganolli, familja e të cilit përbëhet nga 12 anëtarë. Ai dhe pjesëtaret e tjerë jetojnë në këtë barake pa ujë e pa energji elektrike, në periferi të qytetit të Korçës.Ymeri tregon se e ka shumë të vështirë të mbajë familjen dhe se ato pak të ardhura, i siguron nga shitja e materialeve të riciklueshme. Si Ymeri ka dhe plotë të tjere, kryesisht te komunitetit rom dhe egjiptiane, te cilët i shtyjnë ditët dhe netët e ftohta pa ngrohje ne banesat e tyre.