Policia arreston shoferin e ambulancës në gjendje të dehur - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo gjithmonë ambulanca te dërgon ne spital. Drejtuesi i saj 47-vjeçari Islam Alla aksidentoi 2 makina dhe një motorr, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë tek zona e njohur si ?Kodra e Diellit? ku 47-vjeçari drejtues ambulance për maternitetin, doli jashtë rruge dhe përplasi tre mjetet. Policia, e cila u njoftua nga banorët, i bëri testin e alkoolit Allës dhe doli se ai ishte në gjendje të dehur, madje kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. Rrugorët kryen veprimet e nevojshme për zhdëmtimin e makinave e motorit nëpërmjet siguracionit, ndërsa 47-vjeçari u arrestua.

Free Traffic Exchange