Rrugët nacionale të hapura, autoritetet: Lëvizja vetëm me zinxhirë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I gjithë territori i vendit është mbërthyer nga i ftohti dhe ngricat. Edhe pse reshjet e dëborës janë ndërprerë, kjo situate e pazakonte e motit ka vështirësuar jetën e banoreve ne zonat me te prekura si dhe qarkullimin ne rruge. Kjo e diele ka shënuar temperaturat me te ulëta, duke bere qe akulli dhe ngricat te jene prezent kudo. Ende shume rruge ne fshatra dhe ne zona te thella malore qe mbeten te bllokuara, ndërsa ka mungesa te energjisë elektrike.Me e renduar paraqitet gjendja ne qarkun e Shkodrës, shume rruge dhe zona janë te bllokuara nga dëbora, ku trashësia e saj është gati 1 metër. Ne akset dhe zonat e izoluara mjetet borëpastruese, po punojnë per largimin e dëborës dhe akullit. Problem mbetet energjia elektrike, pasi shume zona te thella, kane mungesa për shkak te defekteve nga moti i keq.Sipas raportimeve ne rrethe, por dhe nga Shtabi i Emergjencave Civile ne qarkun e Kukësit, te gjithë rrugët nacionale janë te kalueshme me zinxhire. Ne Rrugën e Kombit, mjetet borëpastruese jane ne pune per largimin e bores dhe akullit. Ndërsa asket rurale te njësive administrative, Grykecaje, Kalise, Arren, Surroj, Topojan dhe Shishtavec vijojnë te jene te bllokuara.Edhe ne qarkun e Dibrës rrugët nacionale janë te lëvizshme vetëm me zinxhirë. Ndërsa katër mjete borëpastruese jane ne pune për largimin e akullit dhe hedhjen e kripës.Ndërsa ne qarkun e Lezhës pjesa me e madhe e rrugëve jane te kalueshme me zinxhirë, ndërsa mjetet e renda po punojnë per hedhjen e kripës dhe largimin e akullit. Ne qarkun e Elbasanit, problem eshte vetëm segmenti Librazhd-Stebleve qe kalohet me zinxhirë, ndërsa ne juglindje te gjitha rrugët jane te lëvizshme pa zinxhirë me përjashtim te segmentit Pogradec-Lin. Me fillimin e javës parashikohet nje përmirësim i motit, por kjo nuk pritet te sjelle ndryshime ne veri te vendit pasi temperaturat do te jene serish nen zero grade.

Free Traffic Exchange