Report TV - Kukës, era dhe stuhitë e dëborës vështirësojnë situatën

2017-02-26 2

Situata në Kukës është vështirësuar së tepërmi si pasojë e erës së fortë e stuhive të dëborës.

Temperatura gjatë natës së kësaj të shtune ka shënuar -19 gradë, ndërsa gjatë drekës ka pasur një rritje deri në -10 gradë.

Si pasojë e këtyre kushteve të përkeqësimit të motit, akset rrugore në një pjesë të konsiderueshme të fshatrave në Njësitë Administrative: Bicaj, Bushtricë, Ujmisht, Grykëçaje, Arren, Kalis, Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod e Malzi janë të bllokuara.

Free Traffic Exchange