Shqipëria “ngrin” edhe një javë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe javën e ardhshme çerdhet, kopshtet, shkollat e universitetet do te qëndrojnë te mbyllura. Ministria e shendetesise arsyeton se vendimi merret per shkak te situatës se renduar nga gripi.Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministri i Shëndetësisë, ka urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017.Pas Ministrisë se Shendetesise, qeveria ka vendosur t?u japë nje jave pushim edhe njërit prej prindërve qe kane fëmije ne sistemin parashkollor dhe fillor.Caktimin e datave 9 deri 14 janar 2017, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi.Fillimisht Ministria e Shendetesise vendosin mbylljen e çerdheve, kopshteve e shkollave per 3 dite për shkak te epidemisë se gripit dhe qeveria i dha po kaq dite pushim prindërve qe kane fëmije te vegjël; por per shkak te situatës se vështire kjo mase u zgjat edhe me nje jave.