Seancë e jashtëzakonshme për Haradinaj - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti i Kosovës do te mblidhet ditën e marte ne nje seance te jashtëzakonshme per te diskutuar per ndalimin e kryetarit te Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndonëse seanca pritej te mbahej ketë te shtune, kryesia e kuvendit vendosi qe ajo te zhvillohet me 10 janar, pasi nje pjese e deputeteve ndodheshin jashtë Kosovës. Haradinaj vazhdon te qëndroje ne paraburgim ne Colman te Francës, pas ndalimit nga autoritetet franceze ne baze te nje fletarresti te lëshuar nga Serbia. Ne fillim te javës se ardhshme pritet qe Beogradi te dorëzoje kërkesën zyrtare per ekstradimin e tij. Fletarresti ndërkombëtar ishte lëshuar ne vitin 2004, me akuzën per krime lufte. Presidenti serb Tomisllav Nikolic ka deklaruar se Serbia nuk do te heqë dore kurrë nga kërkesa per ekstradimin e liderit te AAK-se. Avokati i Haradinajt, Arianit Koçi ka dërguar nje kërkese per lirimin e me kusht te tij. Qeveria e Kosovës e ka dënuar ndalimin, qe sipas saj erdhi pas fletearrestit serb te motivuar politikisht, ndërsa qindra vete dolën ne nje proteste ne Prishtine ne mbështetje te tij. Kjo çështje po ndiqet me kujdes edhe nga Bashkimi Europian. Zedhenesja e përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë, Maja Koçijançiç, nuk dha hollësi, por sqaroi se po kontrollohen informacionet qe kane lidhje me te. Megjithatë, BE kërkon qe Serbia e Kosova te mbeten te përkushtuara per vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve te arritura. Haradinaj u arrestua edhe një herë në vitin 2015 në aeroportin e Lubjanës, por u lirua pas pak ditësh.

Free Traffic Exchange