Maqedoni, partitë të ndara për koalicionin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partitë shqiptare ne Maqedoni nuk kane ende asnjë marrëveshje per koalicionin e ri qeverisës, ndonëse firmosen nje dokument per mbrojtjen e interesave dhe përcaktimin si popull shtetformues. Lëvizja BESA hodhi poshtë edhe disa deklarata ne media se ishte gjetur konsensusi per qeverinë, duke sqaruar se nuk do te jete asnjëherë pjese e nje koalicioni ku përfshihet edhe BDI. Zyrtare te kësaj partie thane se këto janë spekulime. Ndërkohe, kreu i LSDM është takuar me drejtuesin e Besës, Bilal Kasami. Zaev është shprehur se negociatat janë normale përpara krijimit te qeverise. Nga ana tjetër, ka pasur informacione edhe per takime te përfaqësuesve te BDI me partnerin e dikurshëm, VMRO-DPMNE. Ndonëse përfaqësuesit e BDI, Besa, Aleanca per Shqiptaret dhe PDSH arritën nje deklarate te përbashkët ku shprehin përkushtimin per te drejtat e shqiptareve dhe ngritjen e statusit të tyre në popull shtetformues, si dhe per zgjidhjen e shume çështjeve teknike, per koalicionin, palët janë te ndara. Te pavendosura jane dhe partitë maqedonase. VMRO-DPMNE e Nikolla Gruesvit doli force e pare me 51 deputete, por ajo nuk mund ta formoje qeverinë pa mbështetjen e partive shqiptare, qe kane marre 20 deputete. Po kështu edhe socialdemokratet e Zoran Zaev me 49 vende ne parlament, kërkojnë mbështetjen e shqiptareve.