Katër persona janë arrestuar dhe 66 kilogramë janë sekuestruar në dy operacione të policisë në Tiranë e Lezhë.
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 28-vjeçar, Refik Gjoka, banues në Tiranë. Gjoka është arrestuar në flagrancë pas një një bashkëpunimi midis seksionit kundër narkotikëve të policisë së Tiranës dhe Komisariatit të Vorës.