Report TV - CNN:Ndër 17 vendet në Botë për t’u parë, vizitoni Bunk'Art

2017-02-26 0

Rrjeti gjigant amerikan i informacionit, CNN vlerëson 17 destinacionet që ia vlen të vizitosh për vitin 2017, ku renditet Shqipëria me Bunk?Art, muzeun historik të nëndheshëm, që ndodhet në Tiranë.

?Në periferi të kryeqytetit të Tiranës, Bunk'Art ka transformuar kompleksin nëntokësor Hoxhës në një qendër kulturore.
Disa dhoma tregojnë historinë e diktatorit shqiptar nëpërmjet objekteve të ndryshme. Në zemër të kompleksit është një auditor i madh nëntokësor, i fshehur, i projektuar për qeverinë e Hoxhës, por tani është kthyer në një sallë ku zhvillohen koncerte te të xhazit. Pjesë të reja të kompleksit masiv janë të vendosur për të rihapur për publikun në vitin 2017", shkruan CNN në rubriken e mirënjohur 'Travel'.

Free Traffic Exchange