Janari pritet te jetë një muaj intensiv përsa i përket përgatitjeve të zgjedhjeve të 18 qershorit.
Sipas planit orientues të KQZ-së gjatë këtij muaji pritet të merren një seri vendimesh për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Kështu pritet të miratohen 2 auditët e partive që do të kontrollojnë listat e votuesve. Do të përcaktohet sesa do të jetë numri i punonjësve shtesë që punësohen si dhe modeli i fletës së votimit brenda 15 janarit.