Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situata problematike e akseve rrugore për shkak të motit ka bërë që Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri të zbresë për të parë nga afër situatën në Rrugën e Kombit, ndërsa ai i Transporteve Sokol Dervishaj inspektoi akset rrugore në Peshkopi. Ministri i Brendshëm u bëri apel qytetarëve për të bërë kujdes nën qarkullim pasi moti do të përkeqësohet më tej. Pavarësisht situatës së rënduar, Ministri i Transporteve, Dervishaj tha nuk ka asnjë problem në qarkullim. Firmat kontraktore sipas Dervishajt kanë hedhur sasi të mëdha kripe në akset që paraqiten me vështirësi qarkullimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministrat-tahiri-dhe-dervishaj-inspektim-ne-kukes-dhe-peshkopi/