stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronike e plote: http://tvklan.al/stop-emisioni-91-sezoni-2/
Qytetarja Anila Shore banore ne lagjen ?Ali Demi? ne kryeqyet tregon ne ?Stop?, se e ka blere shtepine ne vitin 2001,por pas 16 vjetesh nuk ka ende hipoteken.Por ky eshte problemi me i vogel per te. Zonja Shore thote, se i pikon catia dhe as njesia administrative dhe as bashkia, nuk i japin leje per ta riparuar. Ajo jeton me lageshtine dhe menyrat e improvizuara per te pritur ujin, sidomos ne ditet me shi.Gazetarja e emisionit kontakton Inxhinierin e njesise administrative numer 1 Geni Hoxhalli, i cili thote, se zonja nuk mund te nderhyje ne cati, sa kohe, qe nuk ka hipoteken e baneses...?!
Kronikë më e zgjeruar:
Anila Shore një banore në lagjen ?Ali Demi? në kryeqyet tregon në emisionin investigativ ?STOP?, se që prej vitit 2001 ka blerë një apartament në këtë zonë, por e ka të pa hipotekuar. Pra këtij pallati ende nuk i është kryer kolaudimi edhe pse kanë kaluar 16 vite.
Duke mos pasur në dorë letrat e hipotekës, Anila Shore nuk mund të bëj dot asnjë riparim në apartamentin e saj. Banesa e saj ka nevojë për riparim të pjesës së çatisë, pasi kjo e fundit ka marrë hark dhe i gjithë shiu, që bie pikon në tavanët e shtëpisë.
Sipas nenit 7, nëse nuk ke hipotekë nuk mund të kryesh dot riparime, por rasti në fjalë është emergjent. Ajo jeton me lagështinë dhe mënyrat e improvizuara për të pritur ujin, sidomos në ditët me shi. As Njësia Administative dhe as Bashkia e Tiranës nuk japin një leje për të riparuar pjesën e çatisë.
?Këtë shtëpi e kam blerë në vitin 2001. Në vitin 2002 noterja e firmës na ka bërë aktin e shitjes dhe na tha, që do të na jepte hipotekën e pallatit. Kaluan një muaj, dy muaj dhe nuk po na e jepte hipotekën e pallatit. E pyesim se cila është arsyeja dhe ajo na thotë, që Hipoteka i ka bllokuar veprimet e pallateve të reja. Kur të hapet atëherë do ta merrni. U bënë 16 vjet dhe akoma nuk e kemi marrë. Kur Hipoteka i hodhi në sistem të gjitha pallatet e reja, unë shkova dhe pyeta, që pse nuk e marr dot hipotekën e hyrjes time. Hipoteka më tha, që ky pallat nuk ka lejen e shfrytëzimit nga Bashkia. Ky është historiku, që unë nuk e kam marrë dot hipotekën e kësaj hyrjeje.
Por unë kam një problem shumë të madh në shtëpi, më pikon çatia. Mbulesa e hyrjes time është me tjegulla dhe këto kanë një konstruksion brënda, që është prej hekuri. Largësia e këtyre hekurave nga njëri ? tjetri është gati një metër. Çatia ime ka krijuar shumë bark plus, që edhe pjerrësia e tjegullave, që është ndërtuar konstruksioni është shumë i ulët jashtë çdo norme të lejuar. Këtë ma ka vërtetuar inxhinieri me një projekt teknik që ka bërë dhe ia kam dorëzuar Bashkisë. Shkova te Njësia Administrative numër 1 dhe takova inxhinierin e Urbanistikës. Erdhi e verifikoi, por tha që do flasim me administratoren e njësisë. Pasi folëm me administratoren kjo e fundit tha, që n...