TIRANË-Shkollat, cerdhet e kopshtet do të qëndrojnë mbyllur deri më 16 Janar. Ky është vendimi më i fundit mëson Shqiptarja.com nga burime qeveritare.
Institucionet arsimore ishin parashikuar të hapeshin në datën 4 janar, por me një urdhër para pak ditësh, Qeveria vendosi që pushimi të zgjaste deri ditën e hënë, (9 Janar).
Por për shkak se epidemia e gripit ka përfshirë mijëra banorë ndërsa moti nuk premton përmirësim, burime nga qeveria pohojnë se, pushimi për sistemin parauniversitar pritet të zgjasë deri më 16 Janar.