Bashkia e Tiranës ka sistemuar në qendrat e saj sociale njerëzit në nevojë dhe në situatë rruge, të cilët kanë kërkuar ndihmë për të përballuar të ftohtin e madh që ka përfshirë vendin.
Deri në mesditë janë strehuar dhe u është dhënë ndihma e nevojshme rreth 100 personave, nga të cilët 20 janë të mitur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi sot Qendrën Multidisiplinare në Njësinë Administrative Nr. 9, ku janë strehuar rreth 40 persona, të cilët po marrin ndihmën nga strukturat e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës.