I ftohti “ngrin” kulturën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo ishte shfaqja që teatri i Kosovës do të sillte këtë fundjavë në kryeqytet. Por, e pamundur që ?Pasardhësi? i Kadaresë të ngjitet në skenë. Enver Hoxha e Mehmet Shehu, dy personazhet kryesorë të kësaj vepre nuk do të mundë të portretizohen në skenën e Teatrit Kombëtar. Aktorët nuk janë nisur nga Kosova e mediat e Prishtinës njoftojnë se teatri Kombëtar i Shqipërisë nuk ka kushte. Megjithatë, Teatri Kombëtar njofton se fundjavën tjetër, më 12 e 13 janar do të ngjisë në skenë ?Opera për tri grosh?, shfaqjen që në fundvit u ndërpre për shkak te problemeve shëndetësore të njërit prej aktorëve. Edhe Teatri i Operas dhe Baletit ka mbyllur dyert këtë fundjavë. Në intervistën e fundit drejtoresha Zana Çela nuk bëri publik kalendarin dhe njoftoi se ky teatër po bëhet gati për rikonstruksion. Një ambient pak më të ngrohtë ofron Galeria Kombëtare e Arteve, ku ju pret të vizitoni Onufrin, në katin e tretë dhe telajot e realizmin socialist në katin e dytë. I vetmi institucion që duket se ka një alternativë këtë fundjavë është Teatri Eksperimental, që siguron prindërit dhe fëmijët për një atmosferë të ngrohtë. Muzeu i rrethuar nga ndërtimet, mbetet i hapur, pa ndonjë alternativë të re artistike, dhe me të njëjtat kushte atmosferike të disa viteve të shkuara.

Free Traffic Exchange