I ftohti “mbërthen” Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I ftohti ekstrem sapo ka filluar. Fundjava e pare e janarit do te shënoje temperaturat me te ulta te këtij dimri te paktën deri tani. Specialistet e institutit te gjeoshkencave thonë se shtunën e 7 janarit, përgjatë 24 orëve, i gjithë vendi do te jete nen zero grade. Temperaturat me te ulta -20 do te regjistrohen zonat malore ne veri dhe juglindje, ndërsa ne Tirane si rralle here termometri do te zbresë ne -9. Nje tjetre e rënie e temperaturave do te ndodhe ditën e diele. Specialistet thonë se ky i ftohte polar ka ndodhur ne vendin tone 32 vjet me pare. Pas dëborës qe përfshiu thuajse te gjithë territorin nuk priten me reshje, por ulje temperaturash dhe ere e forte kryesisht ne zonat malore dhe bregdet. Specialistet parashikojnë qe deri te mërkurën vendi do te jete i mbërthyer nga i ftohti i madh. Ne ketë te ftohte problem pritet te ketë edhe ne furnizimin me uje. Temperaturat disa grade nen zero mund te shkaktojnë ngrirje te tubacioneve. Ndërmarrja e ujësjellësit te Tiranës është vene ne gatishmëri per çdo avari te mundshme. Per te shmangur çarjen e tubacioneve, kryesisht ne banesat private, specialistet e ujësjellësit rekomandojnë mosmbylljen plotësisht te rubinetit te vezmes, ndonëse kjo do te sillte harxhim te rezervave te ujit.

Free Traffic Exchange