Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 100 persona nga të cilët 20 janë të mitur, të cilët kanë kërkuar ndihmë për të përballuar të ftohtin e madh, janë strehuar nga Bashkia e Tiranës në 4 qendra sociale.
Shumica e këtyre personave në situatë rruge apo në nevojë janë ndihmuar edhe me veshmbathje, shtretër, batanije dhe ushqime. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Qendrën Multidisiplinare në Njësinë Nr. 9, ku janë strehuar rreth 40 persona.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-kemi-strehuar-100-persona-ne-qendrat-tona-sociale/