http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lajmet në lidhje më shpalljen në kërkim të reperit Stresi, kanë bërë që ai të reagojë në një postim të fundit në Intagram, aty ku në fakt filloi dhe e gjithë historia. Ai deklaron se: ?Denoncojm televizionet per shpifje dhe diskriminim te imazhit tone dhe ju kerkojm menjeher te heqin ato deklarime te pabaza ndaj nesh ? asgje sesht e vertet a keni turp apo skeni jeni dhe televizion serjoz ???? te gjithe do perballeni?, duke përmendur konkretisht dhe televizionet të cilat kanë publikuar lajmin. Stresi pretendon se ky informacion i dhënë nuk është i vërtetë, megjithatë në një njoftim të mëngjesit të sotëm të Policisë së Tiranës deklarohet:?Më datë 05.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:- A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.- E. L., 21 vjeç, banues në TiranëKëta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit ?Shotgun?, në një ambient publik.Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë.Është bërë skuestrimi në cilësinë e provës materiale të:? Një armë zjarri gjuetie, tip ?Shotgun?? Një automjeti tip ?Audi?Materialet i?u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive? dhe ?Prishje e qetësisë publike?, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 280, 274 e 25 të Kodit Penal?.Në një video, të postuar ne kanalin zyrtar në Youtube, Policia e Tiranës tregon momentin e sekuestrimit të armës.