Gripi, fluks i lartë në spitale - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Epidemia e gripit dhe i ftohti i madh trefishojnë fluksin e vizitave ne spitale dhe qendra shëndetësore. Vetëm ne spitalin universitar ?Shefqet Ndroqi? ne Tirane është rritur numri i shtrimeve e po ashtu dhe rastet me komplikacione te renda. Drejtori i spitalit Perlat Kapisyzi deklaron se 10% e shtruarve ne këto dite janë ne gjendje te rende, por jo te gjithë kane si shkak te pare gripin. Edhe ne sanatoriumin e Tiranës janë marre masa per te përballuar fluksin e epidemisë se gripit. Mjeku penumolug Kapisyzi thotë se janë pezulluar te gjitha shtrimet dhe operacionet e planifikuara deri ne normalizimin e situatës. Mjeket apelojnë per kujdes veçanërisht per moshat mbi 65 vjeç dhe te miturit nen 5 vjeç. Ne këto temperatura te ulëta duhen evituar daljet ne ambiente te ftohta apo ne vende te populluara. Mjeket nuk përjashtojnë nje rikthim te këtij gripi ne fund te shkurtit. Epidemia e gripit ka shënuar deri tani dy viktima, paciente me komplikacione te renda te mushkërive dhe zemrës. Ndërkohe Ministria e Shendetesise konfirmon se te stimuluar nga gripi, 5 paciente janë ne gjendje shume te rende, 4 ne sanatorium dhe një ne QSUT. Te gjithë kane probleme te renda ose kronike te zemrës, pneumoni dhe hipertension.