http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e ulëta të shoqëruara me reshje dëbore, nuk e kanë penguar aspak kremtimin e ditës së ?Ujit të Bekuar?. Ne Durrës ceremonia filloi herët në mëngjes në kishën ortodokse ku u mbajt dhe mesha. Kryqi u kap për të dytin vit radhazi nga studenti Enkel Sinani, 19 vjeç. Në Korçë kremtimi i festës ka nisur me celebrimin e meshës për të gjithë besimtarët në Katedralen ?Ngjallja e Krishtit?. Më pas qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit tek lulishtja?Vangjush Mio?ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit. Me gjithë temperaturat tepër të ulëta dhe reshjet e bores, qindra qytetarë, pavarësisht besimit të tyre fetar janë bërë pjesë e festës së ujit të bekuar. Një grup djemsh të rinj kanë sfiduar reshjet e borës dhe të ftohtin duke u futur në ujërat e lumit Osum për të kapur kryqin e shenjtë. At Kristaqi hodhi në ujë kryqin i cili u nxor nga lumi nga 20-vjeçari Renato Laska. Ceremonia e hedhjes së kryqit simbolizon ditën e ujit të bekuar për të gjithë besimtarët e krishterë. Feste lidhet me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori në lumin Jordan. Dita e Ujit të Bekuar është kremtuar edhe në Elbasan. Edhe kete vit janë hedhur dy kryqe. Besimtarët ortodoksë pas meshës, të mbajtur në kishën e Shën Thanasit nga hirësi Andoni, kanë hedhur kryqin në pishinë.