Haradinaj: Serbia, peng i Millosheviçit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Franca ku ndodhet ne paraburgim pas ndalimit te autoriteteve vendase, kryetari i Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i ka përcjelle nje mesazh Serbisë. Ne komentin e pare te tij ne rrjetet sociale pas kësaj ngjarjeje, ai ka shprehur keqardhjen qe ne disa shtete ende po zbatohen vendimet e Milloshevicit, por edhe shpresën se lirimi do te jete i shpejte.?Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Milloshevicit e lere me nga fletarrestet e tij. Kam nje porosi per miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës. Rrugën e shtetit te Kosovës, nuk do te mund ta ndale askush. Nuk i kemi rene ne qafe askujt dhe nuk do te lejojmë te na bjere ne qafe askush! Do te takohemi shpejt ne Kosove.?Me herët kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deklaroi se ndalimi i Haradinajt është kryer ne baze te nje fletarresti te motivuar politikisht nga Beogradi dhe nuk ka baze ligjore.?Shprehim shqetësimin e qeverise per procedurat e ndalimit te Ramush Haradinaj. Ai është ndaluar nga autoritetet franceze ne baze te nje fletarresti te motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi. Keto veprime te Serbisë behen me tendenca te qarta per te provokuar tensione konflikte dhe per te dëmtuar proceset evropiane ne rajon dhe me gjere?.Ne mbështetje te Haradinajt kane dale edhe qytetare te Kosovës dhe përfaqësues te partive opozitare. Nga qendra e Prishtinës ata kane marshuar drejt Ambasadës Franceze, ku AAK dorëzoi kërkesën per lirimin e tij. Me parullat ?Haradinaj çlirimtar?, ?Mos e fyeni Kosovën?, demonstruesit kërkuan drejtësi. Haradinaj u ndalua te mërkurën nga policia franceze mbi bazën e nje fletarresti te Serbisë, qe e akuzon per krime lufte ne Kosove. Gjykata e Apelit ne Kolmar vendosi qe ta lere ate ne paraburgim, derisa Beogradi te paraqesë kërkesën zyrtare per ekstradim.